Për shkak të punimeve, mbyllet përkohësisht rruga Dollc–Gjakovë

07:29 | 15 Prill 2025
E.K

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka njoftuar se sot do të realizohen punime në trasenë e zgjerimit të Rrugës Nacionale, konkretisht në segmentin Dollc–Gjakovë.

Sipas njoftimit zyrtar, në afërsi të fshatit Volljakë do të kryhet minimi i masave të forta shkëmbore për të mundësuar zgjerimin e rrugës, çka do të sjellë edhe një ndërprerje të përkohshme të qarkullimit.

Ndërprerja e trafikut është paraparë të ndodhë nga ora 15:00 deri në ora 15:30.

“Ju njoftojme se neser me 15.04.2025( E marte) , ne trasen e zgjerimit te Rruges Nacionale N9.1, Segmenti Dollc-Gjakove L=31, do te realizohet minimi Nr.1 i masave te forta shkembore per zgjerimin e rruges. Punimet do te zhvillohen ne pjesen e rruges kah fshati Volljake. Me kete rast do te behet nderprerja e qarkullimit te trafikut. Nderprerja e trafikut do te behet ne intervalin kohore: nga ora 15:00 deri ne ora 15.30. Ju lusim qe gjate ketij intervali kohor te shfrytezoni rruget alternative”, thuhet në njoftim./Arbresh.info

Të ngjashme