Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, ka paralajmëruar hakmarrje të madhe ndaj Kosta Rikës, për shkak se ky vend e ka njohur Kosovën.
Për këtë hakmarrje, ai ka ftuar gjatë një paraqitjeje në TV Pink, dhe ajo, sipas tij, duhet të bëhet gjatë Kupës së Botës në futboll, që mbahet në Rusi, kur Serbia me Kosta Rikën do ta zhvillojë ndeshjen e parë.
“Kosta Rika është vendi i parë që e ka njohur Kosovën… Ç’lidhje ka Kosta Rika me të, ata as që e dinë ku gjendet Kosova”, është shprehur Daçiq.
“Ata e kanë njohur për shkak se ashtu u është thënë, dhe e dimë kush u ka thënë… Vëllai i madh…”, ka deklaruar ai.
“Pikërisht për këtë duhet të revanshohemi. Të gjithë kundër Kosta Rikës”, ka thënë Daçiq.
Lirohet Hazir Haziri, u burgos nga autoritetet serbe në shta...
ASK: Rreth 1 mijë veteranë të luftës më shumë në skemë gjatë...
Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së dhe ish i burgosuri politi...
Rinumërohen votat në 8 komuna
Romano jep detaje lidhur me mundësinë e vazhdimit të kontrat...
Kurti nderon Ibrahim Rugovën në 20-vjetorin e vdekjes së tij...