Shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq ka thënë sot se për vizitë në Beograd do të mbërrijë sekretari shtetëror i Vatikanit kardinali, Pietro Paroloni.
Sipas Daçiqit, zyrtari nga Vatikani do ta takojë edhe presidentin dhe kryeministren e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, përkatësisht Ana Bërnabiq.
“Për ne kjo është vizitë shumë e rëndësishme”, ka thënë ai, transmeton lajmi.net.
Ai tutje ka shtuar se Vatikani nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, duke e quajtur të rëndësishme këtë, mirëpo Daçiq e ka vlerësuar edhe një mosnjohje tjetër tepër të rëndësishme.
“Po ashtu se Palestina nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Kjo mosnjohje është e rëndësishme për shkak të faktorit islamik”, ka thënë Daçiq.
Sipas tij, kosovarët po lobojnë në Izrael për pavarësi dhe po paralajmërojnë se Ambasadën do ta hapin në Jerusalem.
Berisha thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës së 10 shk...
ZYRTARE: Atletico Madrid transferon Ademola Lookman
Aksident ajror në Rusi, vdesin tre persona
Gjesti rikthehet pas një kohe të gjatë edhe në rrjete social...
Dogana dhe Policia e Kosovës konfiskojnë rreth 2 kg kokainë ...
A mund të izolohet Lista Serbe nga Vetëvendosja?