Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës nuk është punë të hiqen listat e pritjes për pacientët.
Shneta ka publikuar dy ankesa nga pacientë pasi janë vendosur në listë të pritjes për diagnostikë në Klinikën e Radiologjisë në QKUK.
Madje rasti i njërit prej tyre është skandaloz për faktin se i është kërkuar rezonancë magnetike për diagnostikimin e trurit, por për ta bërë një gjë të tillë atij do t’i duhet të presë deri më 1 gusht të vitit të ardhshëm.
Kështu atij i është caktuar data pas më shumë se tetë muajsh nga zyrtarët e klinikës. “MRI e trurit, 01.08.2022 ora 13:00”, është shkruar në dokumentin i cili mban vulën e klinikës, raporton gazeta shneta.
Një tjetër rast me pritje të gjatë është edhe një pacient i cili ka nevojë të kryej një rezonancë magnetike të gjurit. Atij i është caktuar termini më datën 22 korrik të vitit të ardhshëm.
Pacientëve nuk iu është dhënë ndonjë sqarim për këto pritje të gjata, ndonëse më parë nga kjo klinikë patën deklaruar se janë hequr listat e pritjes për MRI.
Ndryshe në QKUK janë dy rezonanca magnetike, njëra e vendosur në klinikën e Onkologjisë dhe tjetra në klinikën e Neurologjisë.


Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit