Ish-kryeministri dhe presidenti i Serbisë, Vojislav Koshtunica dhe Boris Tadiq ishin të gatshëm ta njihnin Kosovën por me një kusht të veçantë. Kështu ka deklaruar për emisionin “Cyrillic”, Urosh Suvakoviq, profesor i Sociologjisë në Universitetin e Mitrovicës Veriore.
Ai ka paraqitur pretendimin e tij se dy politikanët nga Beogradi ishin pajtuar për pavarësinë e Republikës së Kosovës në bisedimet që kishin me amerikanët.
Kushti kryesor i tyre ishte që emri i shtetit të ishte ndryshe. “Ata ranë dakord për çdo gjë përveç emrit, por disi ndryshe”, u shpreh ai.
Suvakoviq kujton kërcënimet e ambasadorëve të huaj, veçanërisht të gjermanëve Andreas Cobel, që nëse nuk e njihet Kosova, Lugina e Preshevës dhe Sangjaku do t’i merren Serbisë.
Më tej, profesori përmendi deklaratën e Nikola Sainoviç, ish kryeministri serb dhe zëvendëskryeministri i RFJ, i cili kishte theksuar se qëllimi i ndarjes së Jugosllavisë në fakt është të ndajë vendin, jo në gjashtë, por në tetë pjesë. /Indeksonline/
Alba kërkon të mbulohet në “Big Brother”
Për aknet hormonale, provoni këtë çaj
Inteligjenca Artificiale ndihmon në identifikimin e gjurmëve...
Ja si ndikon pirja e ujit në tensionin e gjakut
Si ndihmon vitamina E në lëkurë dhe flokë?
Hapja e Lojërave Olimpike Dimërore, Rama: Flamuri kuqezi val...