Policia Rajonale e Ferizajt njofton se brenda një jave ka shqiptuar 1296 gjoba kundërvajtëse, ndërsa ka hequr edhe 25 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje të rëndë në komunikacion.
Siç thuhet në njoftim, nga data 1 deri më 7 maj 2023 janë raportuar 34 aksidente, prej tyre: 16 aksidente me lëndime, 23 persona të lënduar dhe 18 aksidente me dëme materiale.
Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelon tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor.
“Ndërsa, ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë. Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...