Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor (NJRKRr) dhe Stacionet Policore të DRP Gjilan gjatë periudhës kohore 15.07.2022 – 21.07.2022 kanë realizuar aktivitete në zonën e përgjegjësisë që mbulon shtatë komuna ku janë shqiptuar total: 1949 gjoba për kundërvajtje të ndryshme si: mosrespektimi i shpejtësisë, tejkalim në vijë të plotë, drejtimi nën ndikimin e alkoolit, drejtimi i mjetit pa patentë shofer, mosmbajtja e distancës, gjendja jo e rregullt teknike e automjetit, skadimi i afatit të regjistrimit, përdorimi i telefonave mobil, xhamat e errët, mos brezit të sigurisë (rripit) etj.
• Hetim i 31 aksidenteve të komunikacionit me dëme materiale dhe 17 aksidente të komunikacionit me të lënduar
• Konfiskuar 27 patentë shofer;
• Konfiskim i dy motoçikletave
• Shqiptim i 81 gjoba ndaj këmbësorëve për: mos respektim i semaforit, kalim i rrugës jashtë vendkalimit të paraparë për kalim të këmbësorëve etj./arbresh.info/

Nis vaksinimi BCG për parandalimin e tuberkulozit te të pors...
Hoti numëron vërejtjet që dha FMN gjatë vizitës në Kosovë
50 raste të dhunës në familje u trajtuan për 1 javë nga Zyra...
Realizohen 210 urdhëresa gjykate në rajonin e Prishtinës, se...
Getoar Mjeku emërohet zëvendësministër i Ekonomisë
Këto pjesë në Mitrovicë mund të mbesin pa ujë përkohësisht s...