5 armë zjarri të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm janë sekuestruar gjatë javës nga zyrtarë policorë të rajonit Prishtinës.
Sipas njoftimit, gjatë kësaj periudhe janë janë realizuar 310 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 67 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca, verifikime etj, shkruan Arbresh.info.
“Konform urdhëresave, pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa.”, thuhet në njoftim.
Në po të njëjtën periudhë kohore, kanë rezultuar me shqiptimin e 3 mijë e 959 masave administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor./Arbresh.info/



Vdes shoferi i kamionit që u aksidentua në autostradë
Aksident i rëndë trafiku, rrokulliset një kamion në Mazgit
Një muaj paraburgim për katër të dyshuar për shit-blerje të ...
Statovci i reagon Hotit për sulmet ndaj Osmanit: LDK po sulm...
Haradinaj për aleatët e Kosovës: Vendimet kyqe janë marrë në...
Policia sekuestroi 27 patentë shoferë gjatë një jave në rajo...