Drejtoria Rajonale e Ferizajt ka bërë të ditur aktivitetet e policisë rajonale gjatë javës në parandalim të aksidenteve.
Sipas kësaj drejtorie, nga dat 22 deri më 28 janar kanë shqiptuar mbi 1 mijë gjoba kundërvajtëse dhe janë hequr 13 patentë shoferë.
“Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërrmarrë një sërë aktivitetesh në identifikimin e kundërvajtësve të ndryshëm në komunikacion, me qëllim parandalimin e aksidenteve. Në kuadër të këtyre aktiviteteve policia rajonale e Ferizajt gjatë javës që shkoi, nga data 22-28/01/2024 ka shqiptuar 1172 gjoba kundërvajtëse, ndërsa ka hequr edhe 13 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion.
Ndërsa, sipas policisë në këtë periudhë janë raportuar 28 aksidente, prej tyre: 9 aksidente me lëndime 11 Persona të lënduar dhe 19 aksidente me dëme materiale.
Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelojmë tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor.
Ndërsa, policia fton qytetarët për bashkëpunim.
“Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192,0290/326-250 & 0290/322-406.”, thuhet në njoftimin e policisë./Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...