Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar se gjatë javës së kaluar ka ndaluar 12 persona, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer vepra penale.
Nga Departamenti për Krime të Rënda janë ndaluar tre persona, nga Departamenti për të Mitur është ndaluar një i mitur, si dhe nga Departamenti i Përgjithshëm, janë ndaluar tetë persona të dyshuar.
Prokurorët kujdestar, brenda afateve ligjore, ndaj të dyshuarve kanë paraqitur kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit, në Gjykatën kompetente në Gjilan, në afat prej 30 ditësh, për këto vepra penale: Kanosje, Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare, Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge, Rrezikim i trafikut publik, Vjedhje e rëndë, Ndihma në kryerjen e veprës penale vjedhje e rëndë dhe Mashtrim, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës .
Të shtëna me armë zjarri mbrëmë në Ferizaj, plagosi të dashu...
Trump përgëzon ekuipazhin e Artemis II: Mezi pres t’ju takoj...
Haxhiu njofton për vdekjen e babait të saj: Mbështetësi im m...
Moti në Shqipëri
Pamje kur astronautët e misionit Artemis 2 zbarkojnë në Tokë
Para takimit në Pakistan, Trump rrit tonet ndaj Iranit