Zëvendëskryeministri Dardan Gashi është shprehur optimist për miratimin e Ligjit për Referendum në lexim të parë.
Gashi, i cili tha se beson që ligji në fjale do të kalojë edhe në leximin e dytë, deklaroi se me këtë do të jenë gati instrumentet e nevojshme që qytetaret të vendosin për marrëveshjen finale me Serbinë.
“Moment i madh për historinë politike të Kosovës. Shpresoj shumë shpejt të vendoset edhe në lexim të dytë”.
“Tani jemi në një situatë ku deputetët janë shumë kritik por jo kooperativ. Nëse një temë e tillë siç është përfundimi i konfliktit me Serbinë dhe e ardhmja politike e vendit politikanët nuk janë te gatshëm që të ulen dhe në mënyrë të sinqertë të diskutojnë se çka është e mirë për Kosovën, e të diskutojnë çka është më mirë për ta, atëherë kjo pyetje më së miri është t’ju bëhet qytetarëve”.
Gashi në Zona B ka theksuar se për çfarëdo që negociohet në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, në fund do të vendosë populli./klan kosova/
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...