Sipas Udhëzimit Administrativ për dhënien e provimit për ndërrim të patentë shoferit të huaj, i nxjerrë së fundi nga Ministria e Infrastrukturës, kandidati jep provimin nëse përgjigjet saktë në mbi 50 për qind e testit, shkruan arbresh.info.
Kjo kuotë është më e lartë për ata që aplikojnë të pajisen në Kosovë për herë të parë.
“Konsiderohet se kandidati jep provimin nëse përgjigjet saktë mbi 50 % të pyetjeve në test,” thuhet në udhëzim.
Po ashtu, kandidati për ndërrim të patentë shoferit të huaj i nënshtrohet provimit vetëm nga pjesa teorike në Njësinë e Patentë Shoferit në Prishtinë, shkruan arbresh.info/
Ministria cakton numrin e pyetjeve në test, kriteret e vlerësimit, kohëzgjatjen e provimit si dhe çështjet tjera lidhur me to.
Kandidati i cili nuk kalon në provim ka të drejt t`i nënshtrohet ri-provimit në afatin e ardhshëm të caktuar nga Ministria./arbresh.info/
Konjufca: Kur është puna për UÇK-në s’ka parti politike
Reshje të dendura bore në veri të Shqipërisë, autoritetet bë...
Ukraina kërkon një datë për anëtarësim në BE
Vetura godet dy këmbësorë në Pejë
Këtë vit, Kroacia nikoqire e stërvitjes ushtarake me Kosovën...
Kurti u takua me senatorët amerikanë Shaheen, Murphy, Tillis...