Policia e Kosovës në kuadër të planit operativ “Këmbësorët” ka shqiptuar 32 gjoba brenda një jave.
Sipas policisë, 14 prej tyre ndaj këmbësorve për mosrespektim të rregullave të komunikacionit, shkruan Arbresh.info.
Ndërkaq, 18 janë shqiptuar ndaj shoferëve për mosdhënien e përparësi këmbësorit i cili është në vendkalim ose hyn në të.
“Nga data 26.02.2024 deri me date 03.03.2024 nga patrulla policore janë shqiptuar gjithsej 32 –Vendime (gjoba) dhe atë ;
-14-Vendime – Ndaj Këmbësorët që nuk kane respektuar rregullat e komunikacionit respektivisht e kalojnë rrugën në vendet ku nuk është e lejuar kalimi;
-18-Vendime –Ndaj shoferëve për mos dhënien e përparësi këmbësorit i cili është në vendkalim ose hyn në të.” , thuhet në njoftim.
Policia bën të ditur se Stacioni Policor ne Prizren nga data 26/02/2024 ka hartuar planin operativ “Këmbësorët” i cili do të jetë në implementim deri me date 31.03.2024.
“Gjatë implementimit të këtij Plani Operative, nga patrulla policore në terren janë marr veprime në vetëdijesimi e këmbësorëve në komunikacion për respektimin e rregullave të komunikacionit, duke aplikuar vërejtje por edhe duke shqiptuar vendime për kundërvajtje.”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...