Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, nën disa kushte të përcaktuara, kanë liruar Bashkim Smakajn dhe Fadil Fazliun me kusht. Për lirim me kusht, ata kanë ofruar edhe dorëzani një shumë të konsiderueshme parash.
Sipas vendimit për Smakajn, ky i fundit ka ofruar 50 mijë euro dorëzani, e që 20 mijë prej tyre janë siguruar nga familja ndërsa 30 mijë të tjera nëpërmjet dikujt, identiteti i të cilit është i redaktuar për publikun, raporton “Betimi për Drejtësi“.
Ndërsa, në vendimin për Fadil Fazliun, thuhet se ky i fundit i ka siguruar mjetet përmes një personi tjetër, që po ashtu emri i tij nuk është publik.
Rrjedhimisht, mbrojtja e Fazliut kishte argumentuar se dorëzania e ofruar nga ai është shumë herë më e madhe sesa pasuria e tij dhe që kjo do të ndikonte që të respektojë gjykatën për shkak të angazhimeve që dalin nga ky kusht.
Përveç kësaj, të akuzuarit nuk kanë të drejtë të largohen nga Kosova si dhe t’i bëjnë paraqitjet e rregullta. Gjithashtu, për çdo gjë që ka të bëjë me kushtet duhet të jenë në përputhje me Gjykatën.
Ferizaj eliminon Drenicën, kalon në çerekfinale të Kupës
Haziri: Liria dhe Pavarësia e Kosovës nuk mund të damkosen, ...
Nis takimi i kryeparlamentarit në detyrë me përfaqësuesit e ...
Mbrojtja e Thaçit nesër i thotë fjalët përfundimtare në Hagë
Vengu: Prokuroria e Hagës, përpjekje për të barazuar çlirimt...
Rubio në Konferencën e Munihut, ku merr pjesë edhe Kosova