Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Jehona Lushaku-Sadriu ka bërë të ditur se mëngjesin e sotëm, nxënëset e shkollës Model “Qamil Batalli” në kryeqytet, filluan vaksinimin me vaksinën Human Papilloma Virus (HPV).
“Vaksina HPV ka një rëndësi të jashtëzakonshme për shëndetin e vajzave, duke ofruar një mbrojtje efektive kundër kancerit të qafës së mitrës; një sëmundje që po shfaq një rritje shqetësuese në numrin e rasteve. Fillimi i vaksinimit në moshën 11 vjeçare për vajzat është zgjedhur për shkak të efektivitetit të saj të lartë në këtë fazë, duke mbrojtur deri në 99% të grave nga ky rrezik në të ardhmen”, ka shkruar Lushaku-Sadriu në llogarinë e saj në Facebook.
Tutje ajo theksoi se bashkë me Drejtorin e Shëndetësisë, Izet Sadiku, shkuan për të inkurajuar vajzat dhe për të shënuar këtë datë të rëndësishme.
“Ky lajm pozitiv për vaksinimin është i rëndësishëm për të gjitha vajzat, duke ofruar mbrojtje të duhur për t’i parandaluar këto sëmundje”, tha Lushaku-Sadriu./Arbresh.info
Oficeri i FSK-së kryen me sukses trajnimin e këmbësorisë, vl...
Rama takon Whitakerin: Prioritet i përbashkët, forcimi i mar...
Haxhiu: Në jetën dhe veprën e Rexhep Qosjes, fjala shqipe gj...
Murati nënshkruan udhëzimin: Arkat fiskale bëhen digjitale d...
OVL-UÇK mirëpret procedimin e ligjit për UÇK në javën tjetër
Burgim i përjetshëm për dy terroristët e Banjskës, Hoxha: Ta...