Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se të hënën më 9 maj kur shënohet “Dita e Evropës” do të mbyllen për qarkullim dy rrugë në qendër të qytetit nga ora 09:00 deri në 17:00.
Bëhet fjalë për rrugën “George Bush” duke vazhduar në drejtim të rrugës “Garibaldi”, deri te semaforët afër Bankës Qendrore të Kosovës.
“Aktiviteti “Dita e Lëvizshmërisë të së Ardhmes”, ka për qëllim promovimin e lëvizjes së lirë, andaj mos hezitoni; merrni biçikletat, trotinetët apo ecni në këmbë dhe bashkojuni iniciativës për shënimin e kësaj dite”, thuhet në njoftimin e komunës.
Kujtojmë se më 23 dhe 24 prill të këtij viti, komuna pati marr vendim që unaza qendrore e Prishtinës të shndërrohet në rrugë njëkahore./arbresh.info/

Zelensky: Garancitë e sigurisë së SHBA-së për Ukrainën janë ...
VV del e para në Malishevë, tejkalon NISMA-n në bastionin e ...
Muharremaj uron Vetëvendosjen për rezultatin zgjedhor: Tani ...
Barcelona tashmë ka zëvendësuesin ideal të Rashfordit
Darka e Krishtlindjes kthehet në tragjedi/ Itali, nëna dhe v...
E hëna, dita më e ftohtë e javës në Shqipëri