Një delegacion i lartë gjermano-francez sot do ta vizitojë Kosovën, i cili do ta takojë presidentin Hashim Thaçi, kryeministrin Ramush Haradinaj, kryeparlamentarin Kadri Veseli, dy udhëheqësit e ekipit negociator Shpend Ahmetin dhe Fatmir Limajn, duke filluar kështu përgatitjet për Samitin e Parisit, i cili do të mbahet më 1 korrik të këtij viti.
Vizitën e bashkëpunëtorëve të presidentit francez Emmanuel Macron dhe të kancelares gjermane Angela Merkel në Prishtinë e ka konfirmuar edhe këshilltari i kryeministrit Haradinaj, Halil Matoshi, sipas të cilit në këtë takim do të diskutohet për takimin e Parisit, shkruan gazeta “Zëri”.
“Një delegacion ndërqeveritar të hënën do të qëndrojë më Prishtinë dhe do të pritet nga z. Ramush Haradinaj. Në takim do të diskutohet për zhvillimet e fundit politike, sigurisht edhe për dialogun, por mbi të gjitha për takimin e Parisit”, ka thënë ai, duke shtuar se nuk ka njohuri se cilët zyrtarë tjerë shtetërorë të Kosovës do t’i takojnë përfaqësuesit francezë dhe gjermanë.
Qeveria siriane dhe SDF bien dakord për armëpushim të menjëh...
“Nuk e nominova për hakmarrje”, Brikena sqaron pse e nominoi...
Eskalon debati mes Limit dhe Albës: Nuk flet me prindërit, m...
Bashkimi fiton me përmbysje ndaj Rahovecit, vazhdon ndjekjen...
Valon Berisha do të largohet nga LASK Linz, Bosnja dhe Herce...
BE përgatit masa ndëshkuese ndaj SHBA-së për Greonlandën