Për 8 mars nuk festohet, marshohet?

15:06 | 2 Mars 2016
M. A.

Për Ditën Ndërkombëtare të gruas, 8 Mars, këtë vit në Kosovë do të protestohet më një sërë aktivitetesh të organizuara nga organizatat të ndryshme në Kosovë që punojnë për mbrojtjen e të drejtave të grave.

Në rrjetin social Facebook është hapur një event i quajtur “Mars’hojmë S’festojmë” i cili ka për qëllim kundërshtimin e çdo forme të dhunës gjinore në Kosovë.

“Kundërshtojmë çdo formë të dhunës gjinore, duke filluar nga seksizmi dhe kultura e seksualizuar, dhuna në familje, ngacmimi seksual, dhuna ekonomike dhe emocionale. Poashtu, kritikojmë shtrëngimet e shumëfishta ekonomike dhe institucionale si kondita që gjenerojnë dhunë në baza gjinore”, thuhet në njoftimin e publikuar, transmeton arbresh.info

Përmes këtyre organizimeve të cilat parashihen të mbahen me 8 mars, “do t’i japim fund dhunës në baza gjinore dhe tu themi të gjitha institucioneve në Kosovë dhe shoqërisë Kosovare kundërshtimin tonë me një fjali të vetme: Mjaft më me arsyetime!”, thuhet me tej në njoftim.

Këto aktivitete janë organizuar nga: Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës ( RrGGK), Programi Universitar për Studime dhe Hulumtime Gjinore, Artpolis, Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YIHR-KS) Qendra për Barazi dhe Liri – CEL, Qendra Kosovare për Studime Gjinore (QKSGJ), Feminizmi Shqiptar./Arbresh.info

Kjo është agjenda e aktiviteteve për 8 mars:

08:00 – 8:30 Përformancë para Qeverisë
10:30 – 12:00 Klubi i Leximit dhe Diskutimit të Librave Feminist (Feminizmi Shqiptar)
Libri: Sikur t’isha djalë – Haki Stërmilli
Paneliste: Sibel Halimi, Valbona Bajrami, Ardiana Prishtina, Edona Salaj
Moderatore: Rreze Abdullahu
Vendi: EU Information center

12:00 – 13:30 Mar`Shojmë S`Festojmë
Vendi, Sheshi Zahir Pajaziti

14:00 – 15:30 Intervenim në hapësirën publike: Gjinorëzimi i qytetit
Vendi: Prishtinë

16:00 – 18:00 Teori, Art, Aktivizëm – Artivizëm, Shfaqje Filimi dhe Disktutim
Paneliste: Vjollca Krasniqi, Nita Luci, Zana Hoxha Krasniqi
Moderatore: Venera Cocaj
Vendi: Fakultetin Filozofik, salla: 101

Ju presim, në 8 Mars`himin e radhës.

Shpërndaje në rrjete sociale