Prokurori i Shtetit ka njoftuar opinionin publik se për 24 orë ka ngritur 92 aktakuza kundër 98 personave, për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë, 13 persona, si dhe janë bërë 9 kërkesa për caktimin e paraburgimit të 9 personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Gjithashtu, janë realizuar dy bastisje në dy lokacione të ndryshme, në dy raste të ndara.
Nga rasti i parë janë sekuestruar:
2 armë automatike AK-47
1 pistoletë “Sig Saëer” e kalibrit 9mm
69 fishekë (municion) të armës kalibër 12mm
Karikator për pistoletë
37 fishekë për armë të gjuetisë kalibër 12mm
2 shufra të metalit
3 thika
Ndërkaq, nga rasti i dytë i bastisjes është sekuestruar një veturë e markës “Golf 2.
Prokurori i Shtetit ka realizuar edhe dy sekuestrime në dy raste të ndara. Nga rasti i parë janë sekuestruar sendet si në vijim:
1. Një automjet –i markës Renault Tëingo, çelësat e automjetit
2. Një shtëpizë e kompjuterit HP
3. Një printer
4. Një modem
5. Një TV
6. 28 tiketa basti
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...