Pas hyrjes në fuqi të rregullave të reja të Ligjit të Komunikacionit, Policia e Kosovës duket se është bërë edhe më e rreptë sesa që ishte.
Sipas një njoftimi për media Policia e Kosovës ka thënë se në kuadër të autorizimeve dhe kompetencave gjatë periudhës kohore 01.01.2018 deri 16.01.2018 janë identifikuar një numër i konsiderueshëm i kundërvajtësve, ndaj të cilëve janë ndërmarrë të gjitha veprimet të cilat dalin nga ligjet, transmeton Arbresh.info.
Në periudhën 1deri më 16 Janar 2018 15092 gjoba.
Numri i përgjithshëm i gjobave 15092. Gjoba deri në 500 euro (persona fizikë) gjithsej 14230. Gjoba deri në 1000 euro (persona juridikë) gjithsej 6. Gjoba për gjykatë 856.
| Aktivitetet gjatë periudhës kohore 01.01.2018 – 16.01.2018 | Total |
| Numri i përgjithshëm i gjobave | 15092 |
| Gjoba deri në 500 € (persona fizikë) | 14230 |
| Gjoba deri në 1000 € (persona juridikë) | 6 |
| Gjoba për gjykatë | 856 |
Ndërsa numri i gjobave të shqiptuara që janë paraparë pikë negative janë gjithsej 515.
| Kundërshtimet e pranuara dhe të proceduara në Komisionin për Vendosje | 26 |
| Numri i gjobave të shqiptuara që janë paraparë pikë negative | 515 |
| Numri i gjobave me një (1) pikë negative | 64 |
| Numri i gjobave me dy (2) pikë negative | 304 |
| Numri i gjobave me tri (3) pikë negative | 147 |
| Numri i gjobave me pesë (5) pikë negative | 0 |
| Ndalimi i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik | 214 |
| Ndalimi i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik tre (3) muaj | 190 |
| Ndalimi i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik tre (3) deri në gjashtë (6) muaj | 6 |
| Ndalimi i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik gjashtë (6) muaj | 15 |
| Ndalimi i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik gjashtë (6) deri dymbëdhjetë (12) muaj | 2 |
| Ndalimi i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik nëntë (9) deri tetëmbëdhjetë (18) muaj | 1 |
| Ndalimi i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik një (1) vit | 0 |
| Ndalimi i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik një (1) deri dy (2) vjet | 0 |
Policia e Kosovës përmes këtij njoftimi ka apeluar tek të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor që të rritet vigjilenca, të shtohet kujdesi në respektimin e rregullave që dalin nga ligjet e trafikut, për të garantuar një siguri më të madhe, me qëllim të shmangies së aksidenteve rrugore në tërësi e në veçanti të atyre me pasoja fatale.
Në të kundërtën, në këtë njoftim thuhet se Policia e Kosovës, edhe pse nuk ka qëllim primar ndëshkimin, për të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor që bien ndesh me ligjet e trafikut do të vazhdojë të aplikojë ndërmarrjen e masave ligjore./Arbresh.info
LVV sot mban tubim në Gjilan, merr pjesë Kurti
Tatimi në pronë deri 300%? Nga 1 janari në fuqi ligji që po ...
Dy të therur pas një përleshjeje në Vushtrri
Turqia ndaloi 115 të dyshuar të Shtetit Islamik para festave...
Paralajmërime për mot të ftohtë dhe erëra të forta në Britan...
Thyhen 7 vetura në parkingun e një objekti në Fushë Kosovë, ...