Në 109-vjetorin e Forcave të Armatosura, ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi është shprehur mirënjohës për të gjithë ata që krijuan dhe i dhanë jetë një force moderne.
Peleshi bashkë me shkrimin ka shpërndarë dhe një video të forcave.
“Sot, 109 vjetori i Forcave të Armatosura – mirënjohje për të gjithë njerëzit që e krijuan dhe i dhanë jetë një force moderne. Sot përkrah NATO, aleancës më të madhe politike dhe ushtarake në botë. ?? GËZUAR!”, ka shkruar Peleshi.
Për nder të 109-vjetorit, ministri Peleshi ka pranuar dhe një letër urimi nga homologu i tij kosovar, Armend Mehaj.
Mehaj derisa ka folur për Forcat e Armatosura, ka thënë se, “Prandaj, sukseset tuaja si gjithmonë jane edhe suksese tona. Suksese të përbashkëta që do të forcohen edhe më në misione të përbashkëta , përkrah aleatit tonë të pazëvendësueshëm, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve tjerë. Urime Dita e Forcave të Armatosura me kujtimin dhe nderimin për të gjithë bijtë e bijat e kombit tonë që derdhën gjak e djersë për të mundësuar krijimin e shtetit, ushtrisë kombëtare shqiptare, si dhe ruajtur vazhdimësinë dhe forcimin e tyre për 109 vjet”.
“Mirësi për të gjithë njerëzimin”, presidenti turk uron muaj...
Warren Buffett bën lëvizje surprizuese, blen 5 milionë dolla...
Aksident me fatalitet në Mitrovicë, vdes një 31-vjeçar
Bodo/Glimt ‘befason’ Interin në sfidën e parë të...
KEK-u dhe Komuna e Obiliqit nënshkruajnë memorandum bashkëpu...
Britania po heton nëse Epsteini ka përdorur aeroportet e Lon...