Kompania Rajonale e Ujësjellësit në Prishtinë, ka njoftuar se si pasojë e përlcitjes së gypit me diametër fi 200 mm në lagjen ” Dardania” në Prishtinë, kjo lagje ka mbetur pa furnizim me ujë të pijes.
Sipas njoftimit të KRU Prishtina pëlcitja e gypit ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit, dhe ekipet teknike kanë dalur menjëherë në vendngjarje për të eliminuar problemet teknike, shkruan arbresh.info
“Në orët e hershme të mëngjesit të ditës së sotme, ka pëlcitë gypi i ujit fi 200 mm në lagjen ” Dardania” në Prishtinë. Ekipet teknike janë në vendngjarje. Pa ujë të pijshëm është lagjja ” Dardania” në Prishtinë. Sa do zgjasë sanimi, varet nga natyra e defektit”, thuhet në njoftimin e KRU Prishtinë./arbresh.info/
IHMK paralajmëron reshje shiu dhe bore nga e marta në Kosovë...
Como e Vojvodës fiton derbin me Romën
Putin i ofroi ndihmë personalisht pas sulmit që iu bë, udhëh...
Rregulla të forta për plazhet e shqiptare, gjoba deri në 4 m...
Mbi 1 mijë zyrtarë publikë kanë deklaruar pasurinë
Gjermania ‘skeptike’ në lidhje me misionin detar të BE-së në...