Një person i panjohur akoma për policinë ka qëlluar me armë zjarri një person tjetër si dhe më pas është larguar në drejtim të panjohur, shkruan arbresh.info.
Njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konfirmuar vdekja e viktimës ndërsa afër tij është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë dhe disa gëzhoja.
Trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në obduksion.
Ngjarja ka ndodhur në Rr. Xhin Gazuli në Pejë.
“Rr. Xhin Gazuli, Pejë 18.05.2021-15:39. Është raportuar se në rrethana të panjohura, një i dyshuar mashkull ka qëlluar me armë zjarri për vdekje viktimën mashkull kosovar dhe është larguar në drejtim të panjohur. Njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konfirmuar vdekja e viktimës ndërsa afër tij është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë dhe disa gëzhoja. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e policisë./arbresh.info/
OEK i kërkon BE-së të heqë masat kufizuese dhe të hapë rrugë...
“Nuk kemi garanci”, Syla thirrje ish-luftëtarëve të mos marr...
Sot i jepet lamtumira e fundit 18-vjeçarit që u gjet i vdeku...
Osmani udhëton për në Selinë e Shenjtë, do pritet nga Papa L...
Faton Peci betohet si kryetar i Mitrovicës së Jugut
5.8 milionë euro për ndërtimin e Qendrës Nacionale të Xhudos...