Më datë 08 gusht 2022 rreth orës 14:40, Policia është informuar për njё rrahje nё fshatin Shaptej –Deçan.
Policia menjëherë ka dalë në vendngjarje, aty është informuar se dy persona nga i njëjti fshat (tё mitur), janë rrahur mes veti, dhe si pasojë e rrahjes njëri ёshtё dërguar nё emergjencë për tretman mjekësor.
Sipas viktimёs deri sa ishte duke qëndruar nё njё lokal afёr shtёpisё se tij, i dyshuari ka ardhur dhe fillimisht e ka provokuar e mё pas e ka grushtuar dhe ne njё moment ka filluar ta godas me mjet tё mprehtë (brisk) viktimën.
I dyshuari ёshtё larguar nga vendi i ngjarjёs ne drejtim tё panjohur.
Pas njё pune operativo-hetimore, ёshtё arrestuar i dyshuari, i njëjti pas intervistimit me vendim tё Prokurorit tё shtetit ndalohet pёr 24 orё. /arbresh.info/
Qeveria e Kosovës mban sot mbledhje
Mot i paqëndrueshëm: reshje, erë e fuqishme dhe rënie temper...
Rritjet e sheqerit pas ushqimit: A është uthulla e mollës nj...
Britania nuk i jep leje SHBA-ve për përdorimin e bazave usht...
Miell i skaduar prej prillit të kaluar, AKU e bllokon pas si...
Ekstradohen nga Gjermania në Kosovë, dy të kërkuar me letër ...