Qyteti i Pejës nga orët e mbrëmjes së kaluar po përballet me reduktime të ashpra të rrymës. Reduktime të rrymës ka pasur edhe në komunat e tjera.
Gjatë natës vetëm disa lagje kanë pas rrymë dhe në mëngjes rryma është ndalë dhe aktualisht i tërë qyteti është pa rrymë. Qytetarët janë të mllefosur për gjendjen e krijuar, transmeton Koha.net.
“Për 10 euro borxh të shkyçin e shihni se çka bëjnë e lënë krejt Pejën pa rrymë që mbrëmë”, është ankuar pronari i një dyqani në Pejë.
Edhe më të mllefosur janë qytetarët për papërgjegjësinë e KEDS-it që nuk i informon konsumatorët për shkaqet e ndërprerjes së energjisë elektrike.
Mirëpo nuk ishte vetëm peja ajo që dje dhe sot në orët e paraditës kishte probleme me furnizmim me energji elektrike. edhe Komuna të tjera kanë pasur reduktime të paparalajmëruara të rrymës.
E, mungesën e furnizmimit të konsumatorëve me energji e ka konfirmuar edhe KEDS-i.
Zëdhënësi i KEDS, Viktor Buzhala tha se KEK-u nuk është duke prodhuar sasi të nevojshme të energjisë dhe prej orës 13:00 sipas Buzhalës KEDS ka siguruar import shtesë të rrymës dhe do të stabilizohet gjendja me furnizim.
Turqit arrijnë në Kosovë, në pritje u del presidenti i FFK-s...
Gjykata Kushtetuese hedh poshtë kërkesa e Albulena Haxhiu pë...
Kërkesa e Presidentes për anëtarët e KQZ-së, Kushtetuesja e ...
Kosova U19 e mposht Turqinë U19
KMDLNJ: Pensionistët e Kosovës janë lënë në harresë nga Qeve...
KB Peja ndahet me trajnerin Damir Milacic