Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, kanë vënë sot gurthemelin për projektin e banimit të përballueshëm dhe social në këtë komunë.
Përmes një postimi në Facebook, Muhaxheri bëri të ditur se me këtë projekt do të ndërtohen 135 njësi banimi, me vlerë mbi 10 milionë euro, shkruan Reporteri.net.
Ky projekt është një bashkë-investim mes Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe Komunës së Pejës – ku Komuna ka siguruar lokacionin dhe infrastrukturën përcjellëse, ndërsa MMPHI mbulon investimin kapital.
“Me këtë projekt do të ndërtohen 135 njësi banimi, me vlerë mbi 10 milionë euro, duke krijuar mundësi të reja për çiftet e reja dhe familjet në nevojë. Ky është një hap i rëndësishëm drejt ndërtimit të një sistemi të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës të banimit në Pejë”, ka shkruar Muhaxheri.
Hegseth i kërkon shefit të shtabit të ushtrisë amerikane të ...
Sot mblidhet Qeveria “Kurti 3”, shqyrtohen masat...
Seancë e jashtëzakonshme në Kuvend për shtrenjtimin e naftës...
E premtja me mot të vranët dhe reshje shiu, temperatura deri...
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo