Komuna e Pejës dhe ajo e Gjakovës kanë nxjerr urdhëresa që ndalojnë vrasjen dhe keqtrajtimin e kafshëve, përfshirë këtu edhe garat mes qenve.
Ndëshkimi për personat që e shkelin këtë urdhëresë, do të jetë gjobë deri në 5 mijë euro.
Në urdhëresën e nënshkruar nga kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, thuhet ndër të tjerash që Drejtoria për Inspektim do ta monitorojë zbatimin e kësaj urdhërese.
“Me këtë urdhëresë ndalohet vrasja, keqtrajtimi, eksperimentimi i kafshëve pa licensë, operimi kirurgjik me qëllim të modifikimit të dukjes së kafshës me të cilën largohet apo dëmtohet cila do pjesë e grupit, importimi dhe shitja e kafshëve agresive në kundërshtim me dispozitat e Ligjit, transportimi i kafshëve pa certifikatë, tregtimi i kafshëve në kundërshtim me dispozitat ligjore, organizimi i garave në të cilat testohet fuqia apo shpejtësia e kafshës, me ç ‘rast kafsha mund të pësojë dhembje, lëndime apo ngordhje”, thuhet ndër të tjerash në këtë vendim.
Një ditë më pas vendim të ngjashëm ka marrë edhe komuna e Gjakovës.
“Ndalohet të gjitha organizimet e garave të kafshëve në Komunën e Gjakovës në të cilat testohet shpejtësia apo fuqia e kafshës ndërmjet tyre ku (kafsha) mund të pësojë dhembje, lëndime apo ngordhje”, thuhet në vendimin e komunës së Gjakovës, e cila është nënshkruar nga kryetari Ardian Gjini.
Këto vendime janë të bazuara në nenin 17 të Ligjit për Përkujdesjen e Kafshëve, në të cilin po ashtu është e ndaluar kjo dukuri.
I jepet lamtumira e fundit 19 vjeçarit nga Rahoveci që humbi...
Në shkurt 2026 lindën më shumë meshkuj se femra
Ministri shqiptar i Mbrojtjes takon drejtuesit e NATO-s në B...
Një milion evropianë i kërkojnë BE-së të pezullojë marrëvesh...
Nga nesër nis aplikimi i subvencioneve në faturat e rrymës p...
Laporta i ashpër me gjyqtarët: Turp, e papranueshme dhe e pa...