Sh.R. nga Prishtina është duke e shoqëruar djalin e saj nëntëmuajsh të shtrirë në Klinikën e Pediatrisë të QKUK-së.
Tash një javë ajo është duke e ndarë shtratin me E.G., dhe djalin e saj njëvjeçar, pasi që kjo klinikë nuk ka hapësirë të mjaftueshme për ta përballuar fluksin e pacientëve, shkruan sot Koha Ditore.
Sh.R . ka folur të mërkurën për gazetën, për vështirësitë që është duke kaluar prej ditës që e ka sjellë fëmijën në këtë klinikë.
“Kur kam ardhur ta shoqëroj djalin në këtë dhomë kanë qenë më shumë se dhjetë persona. Një shtrat e ndajmë me një nënë dhe një tjetër fëmijë. Katër persona në një shtrat, kjo është e tmerrshme”, ka thënë ajo.
Edhe E.G. ka treguar se si mungesa e shtretërve është sfidë për fëmijët dhe nënat e tyre. Por ajo ka thënë se, hiç problemet me hapësirën, trajtimi nga stafi është i mirë.
“Unë mund të fle edhe në dysheme vetëm nëse djali im merr trajtimin e duhur për grip. Hapësira ku flemë është mjaft e ngushtë, por po duhet t’ia dalim”, ka thënë ajo
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...