Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë të ditur se Xhevdet Gjocaj, nga Kovraga e Istogut i njohur si Luftëtari i Koshares, është përfitues i grantit, në vlerë 96 mijë e 700 euro.
Me anë të një postimi në Facebook, Peci tha se Xhevdeti dashurinë për vendin e demostron përmes dashurisë për tokën e Kosovës duke i dalur Zot me punë e përkushtim, shkruan Arbresh.info.
“Ai kultivon me mijera fidane në serren prej 28 ari Në fushë të hapur ai kultivon 3 hektarë boston dhe spec dhe 4 hektarë grurë”, ka shkruar ai.
“Kujdesi i tij shtrihet edhe tek blegtoria, pasi ai mbarshton edhe 5 krerë lopë.”, ka thënë mes të tjerash ministri Peci./Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...