Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, tha se vizita e presidentes përbën një sinjal të rëndësishëm për vëmendjen institucionale që po i kushtohet qytetit.
“Ne i uruam mirëseardhje presidentes në shtëpinë e saj. Diskutuam për të gjitha nevojat dhe shqetësimet e qytetarëve të Mitrovicës, por edhe për nevojën më të madhe të mbështetjes institucionale që i duhet Mitrovicës, duke filluar nga zyra e presidencës dhe qeverisë, ku kohët e fundit ka pasur përmirësim të dukshëm”, u shpreh Peci.
Ai shtoi se, ndonëse ka pasur progres, nga niveli komunal ekziston ambicie më e madhe për adresimin e këtyre çështjeve. Sipas tij, Mitrovica për një kohë të gjatë është trajtuar vetëm si problem i vetë mitrovicasve, ndërsa tashmë është pozitive që qyteti ka vëmendjen dhe mbështetjen e presidentes, qeverisë dhe kryeministrit në detyrë Albin Kurti.
Peci vlerësoi gjithashtu përfaqësimin që Mitrovica ka pasur në politikën e jashtme, duke theksuar se vendi “ka pasur presidenten më të mirë që nga pavarësia”./rtk
LEXO EDHE:
Osmani në Mitrovicë: Këto toka kanë qenë gjithmonë të shqiptarëve
Tragjedi në Kaçanik: Dyshohet se një person ra në bunar, nxi...
Studimi: Rreziku kardiovaskular te meshkujt nis më herët nga...
Fushtica: Nga tërmeti nuk raportohet për dëme të serioze apo...
Komuna e Prishtinës del me udhëzime për qytetarët pas tërmet...
Volcanodiscovery: Për 30 ditë Kosova u përball me 36 tërmete...
Emocione në Big Brother: Luizi surprizohet nga vajza e tij, ...