Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së Festivalit Global Shqiptar të Gastronomisë, i cili është duke u mbajtur në Arena Halle në Berlin.
Sipas njoftimit, në këtë festival po promovohen prodhues, biznese e agrobiznese mbarëshqipatre, të cilët do të kenë edhe mundësinë e ndërtimit të urave të reja të bashkëpunimit, shkruan Arbresh.info.
Peci ka treguar se MBPZhR-ja mbështet pjesëmarrjen e Unionit të Turizmit të Kosovës si promovues të potencialit agroturistik si dhe Shoqatën e Verëtarëve të Kosovës, si sinonimin e cilësisë së sektorit të verëtarisë.
“Turizmi dhe diaspora kanë rritur kërkesën për autenticitetin e shijes shqiptare. Kjo lidhet me hapjen e kufijve, nevojën për të shijuar, ri-vitalizuar shijen, gërshetuar e sprovuar bukën e vjetër në pjatë të re. Trashëgimia buknore shqiptare është bërë sikurse sofra, një rreth që na bashkon rreth flisë rrethore/diellore, pranë së cilës vendosen produktet e tjera, që nga tërhana e deri tek djathi i Sharrit”, ka thënë ai.
Ndër tjerash, ai ka theksuar se kulinaria shqiptare shquhet për pjekjen mbi zjarr, bylmetin origjinal dhe barishtet lokale. E kur këtyre u shtohet mikpritja shqiptare kjo kuzhinë bëhet unike në sofrën globale.
Ndryshe, Festivali Global Shqiptar i Gastronomisë, do të jetë i hapur edhe sot për promovimin e potencialit zhvillimor që ka sektori i agroturizmit dhe ekoturizmit në Kosovë./Arbresh.info/

Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen