Lulzim Peci, drejtor ekzekutiv i Institutit “KIPRED”, ka komentuar deklaratat e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, pasi ky i fundit ka ironizuar me NATO-n dhe QUINT-in, ku ka thënë se duhet të presim reagimin e tyre.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se është skeptik për rezultatet e takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Bruksel më 18 gusht.
Ai madje ka thënë se “mesazhi im për Quint-in, para së gjithash – shkojmë me mirëbesim, duam të diskutojmë për gjithçka”.
Ndaj kësaj deklarate ka reaguar Peci, duke thënë se “para shkuarjes në Bruksel për takimin e ardhshëm me Kurtin, në konferencën e sotme për shtyp, Vuçiqi paska zgjedhur me terma dramatik të ironizojë me NATO-n dhe Kuintin që me forcë mund të bëjnë çfarë të duan në këtë pjesë të botës (por jo edhe gjithkund), se Serbia nuk mund të detyrohet ta pranojë vetëshkatërrimin, si dhe të akuzojë Kosovën që planifikon vrasjen e serbëve në veri të vendit, gjë të cilën e bëjnë vetëm shtete kriminale. Presim të shohim edhe reagimin e Kuintit dhe NATO-s, pas këtyre deklaratave të Vuçiqit”, shkruan Peci në Facebook.
Takimi Kurti-Vuçiq i 18 gushtit do të jetë takimi i parë mes dy liderëve pas më shumë se një viti. Për herë të fundit në Bruksel ata u takuan në korrik të vitit 2021./arbresh.info/
Sa shpenzoi PDK-ja nga tetori në dhjetor, KQZ publikon shifr...
Si i shpenzoi AAK-ja paratë brenda tre muajve
LDK-ja mbi 224 mijë euro shpenzime për tre muaj, 30 mijë vet...
KQZ-ja publikon shpenzimet e subjekteve politike për tremujo...
Rritja e pagave për ushtarakët, Vengu: Synojmë nivelin e NAT...
Dhunë në familje në Malishevë, lëndohen dy policë gjatë arre...