Peci tha se 15 qershori mund të jetë njëra prej datave të përshtatshme për zgjedhje të reja, teksa shtoi se nuk mund të votojnë për mandatet e deputetëve të tjerë.
“Meqenëse, PDK-ja ka dalë me propozime konkrete. E pash që kryetari i kësaj partie, ka deklaruar që data 15 qershor mund të jetë njëra prej datave të përshtatshme për zgjedhje të reja. Unë mendoj që nuk është propozim i keq”.
“S’po them që e përkrahi, por s’është propozim që duhet me hedh poshtë. Bile, ka bërë mirë që nuk ka bërë një propozim të mëhershëm, posaçërisht me atë pjesën që ndërlidhet me datën 12 qershor, për shkak që është Dita e Çlirimit”.
“Ta festojmë këtë festë, dhe është mundësia që edhe data 15 qershor të jetë një datë që potencialisht, ose një datë tjetër e mbajtjes së zgjedhjeve të reja”, tha Peci në Tëvë1.
Ai thotë se nuk po bëjnë kalkulim me opsionin e zgjedhjeve, por që sipas tij është legale dhe Kushtetua e Kosovës e lejon edhe shkuarjen në zgjedhje të reja.
Shtatë të vdekur nga rrëzimi i aeroplani në SHBA, mes tyre d...
Dhunë dhe protesta në Bangladesh pas vdekjes së udhëheqësit ...
Kane po mbush boshllëkun e Muller te Bayern Munich
The Guardian: Shqipëria mes vendeve të preferuara evropiane ...
Qeveria në detyrë mban sot mbledhjen e radhës
Të shtënat që i morën jetën 2 studentëve në universitetin Br...