Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci priti në takim ambasadoren e Suedisë në Kosovë, Karin Hernmack Ahliny.
Ministri e falënderoi për kontributin e dhënë nga Qeveria Suedeze përmes projekteve të ndryshme në zhvillimin e sektorit të pyjeve në Kosovë.
Gjatë këtij takimi u vlerësua se projekti “Forcimi i Pylltarisë së Qëndrueshme përmes Ndërtimit të Kapaciteteve në Menaxhimin e Pyjeve të Bazuar në Bujqësi” ka qenë kontribut solid dhe se përvoja të tilla janë të mirëpritura edhe në të ardhmen.
Gjithashtu u vlerësua se bashkëpunimi dhe përvoja suedeze në menaxhimin, mirëmbajtjen dhe ripërtëritjen e pyjeve është e rëndësishme për sektorin e pyjeve në Kosovë.
Ministri mirëpret gatishmërinë e shtetit suedez në përfshirjen dhe dhënien e kontributit edhe përmes konsultimit në politikat sektoriale dhe hartimin e Strategjisë se Pyjeve për vitet 2021 – 2030, strategji kjo e cila do të kontribuojë në zhvillimin e këtij sektori të Ministrisë. /arbresh.info/

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...