Ministri i Bujqësisë, Faton Peci e ka nisur ditën me një lajm të mirë për fermerët.
Peci ka bërë të ditur se brenda dy javësh hapet thirrja për aplikim në Programin e Pagesave Direkte/Subvencione 2025, përcjell Arbresh.info.
“Këtë vit kemi bërë një hap shumë të rëndësishëm drejt forcimit të transparencës dhe meritokracisë, pasi procesi i subvencionimit do të monitorohet me teknologjinë më të avancuar, përfshirë imazhet satelitore të fundit”, ka shkruar Peci në llogarinë e tij në Facebook.
Ndër të tjera, Peci theksoi se kjo do të mundësojë një verifikim milimetrik të çdo prone bujqësore, duke siguruar një proces të drejtë dhe eliminimin e çdo tentative për abuzim.
“Mbështetja për fermerët tanë vazhdon! Prandaj, ju ftoj që pas dy javësh të aplikoni në mënyrë korrekte dhe të përfitoni nga ky program. Suksese”, tha Peci./Arbresh.info
Prokuroria mbyll çështjen e saj në rastin Thaçi dhe tjerët k...
Këta janë fituesit e Oscars 2026
Ngjarja e rëndë në Gjakovë: I plagosuri në gjendje stabile
Jeton Koca jep dorëheqjen nga Prokurori i Shtetit
Proteston sindikata e punëtorëve të Prishtina Parking
E dhimbshme: Ky është 38-vjeçari që mbeti i vrarë nga të sht...