Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci nënshkroi Udhëzimin Administrativ të Programit për Zhvillim Rural për vitin 2022, i cili pas 7 ditësh publikimi në Gazetën Zyrtare hyn në fuqi duke na mundësuar në këtë mënyrë edhe shpalljen e periudhës për aplikim në Programin për Zhvillim Rural – Grante për vitin 2022 nga Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë, thuhet në një komunikatë për media.
Siç edhe ka deklaruar Ministri Faton Peci, përmes Programit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural fermerët dhe agrobizneset me projektet e tyre do të mund të përfitojnë në fondin prej mbi 26 milionë Euro.
Masat që do të përkrahen këtë vit janë:
M1 – 13,095,325.00 euro për investime në asete fizike dhe në ekonomi bujqësore;
M3 – 5,836,473.68 euro për investime në asete fizike në përpunimin dhe tregtimin e produkteve bujqësore;
M7 – 7,200,000.00 euro për diversifikimin e Fermave dhe Zhvillimin e Bizneseve;
M5 – 200,000.00 euro për zbatimin e Strategjive të Zhvillimit Lokal – “Qasja Leader”.
Vlen të theksojmë se për periudhën sa do të jetë e hapur faza e aplikimit do të organizohen sesione informuese për të gjithë të interesuarit, të cilët do të njihen nga afër me procedurat dhe mënyrën e aplikimit në Programin për Zhvillim Rural./arbresh.info/

Limi i ashpër me Albën: Mbylle atë gojë të qelbur
Hapet ekspozita “Spaces in Dialogue” në Kryeministri, 22 vit...
Turqia arreston gjashtë persona për spiunazh për Iranin
Kush janë “kampionët” për minus vota nga tri partitë më të m...
Arben Gashi: Ka zëra se Ramush Haradinaj po i mbledhë nënshk...
Zuckerberg thotë se 3.5 miliardë përdorues përdorin çdo ditë...