Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka vizituar fermerin nga komuna e Podujevës, Enver Dërguti i cili mban 382 dele.
Përmes një postimi në Facebook, Peci ka thënë se Enveri është përfitues i granitit në vlerë prej 99,000 euro për ngritjen e kapaciteteve për prodhimin e qumështit.
“Shembuj si Enveri na tregojnë sesa e rëndësishme është mbështetja për fermerët tanë, duke i ndihmuar ata të zgjerojnë aktivitetin e tyre, të rrisin prodhimin dhe cilësinë e produkteve të tyre, për një aktivitet bujqësor të qëndrueshëm”, ka shkruar ministri Bujqësisë.
Enveri si fermer ka edhe 83 hektarë më tokë ku kultivon 44 ha grurë, 20 ha misër, 13 ha pasul, 3 ha patate dhe 3 ha qepë./Arbresh.info/
Kryqi i Kuq dënon sulmin që vrau tre punëtorë të tij në Donj...
SHBA masa shtesë ndaj qeverisë së Venezuelës
Sulmet izraelite vrasin 18 persona në Gaza
Shtatorja e ish-presidentit Rugova, do të vendoset dhe në Pr...
Ushtarët gjermanë të KFOR-it kryejnë trajnime për kontrollin...
SHBA, kërcënime për bombë, mbyllet bashkia e Ohajos