Deputeti dhe një nga kryetarët e Listës Guxo, Faton Peci e ka quajtur Lidhjen Demokratike të Kosovës ‘shoqëri aksionare’, pasi nga kjo parti refuzuan ftesën për takim që kreu i VV-së, Albin Kurti ua bëri në prag të seancës së sotme konstituive të Kuvendit, e nënta me radhë.
Peci tha se LDK-ja e sotme nuk i ngjan aspak LDK-së së të kaluarës dhe atë për çka ajo angazhohej.
“Unë e kam thënë edhe në një paraqitje tjetër, që LDK-ja kam përshtypje që është shndërru në një shoqëri aksionare, sigurisht e privatizume dhe tani varet se çka thonë aksionarët. Kam qenë një kohë të gjatë në LDK. Ajo për të cilën LDK është angazhuar nuk është kjo LDK e sotit por si duket rruga e re është një projekt i ri politik që nuk ka të bëjë me LDK-në e të kaluarës”, tha Peci para nisjes së seancës.
Ndryshe, LDK refuyoi takimin me Kurtin për shkak se Kryetari i saj, Lumir Abdixhiku ndodhet jashtë vendit./Arbresh.info/
Haziri paralajmëron krizë të thellë nga janari deri në prill...
“Lavdi”, Kurti bën homazhe për 41 dëshmorët e UÇ...
“Ne e kemi Granit Xhakën” – Stadiumi i Sunderland dridhet ng...
“Femër e gomës je”, vazhdon debati mes Shkurtës dhe Benitës
Autorët e sulmit në Australi janë babë dhe bir
Punime në rrjetin, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje t...