Peci kundërshton deklaratat e Abdixhikut për Gërvallën, e quan “pishpirik”

14:53 | 20 Qershor 2025
E.K

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, ka reaguar me ashpërsi ndaj deklaratave të kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i cili e ka cilësuar Donika Gërvallën si “e paedukatë”.

Në një reagim të ashpër, Peci tha se përgjegjësia primare për edukimin e një personi bie mbi familjen, dhe se duke e quajtur Gërvallën “e paedukatë”, Abdixhiku po fyen jo vetëm atë, por edhe heroin e Kosovës, Jusuf Gërvallën.

Postimi i plotë:

Është jo vetëm e pakuptueshme e irituese, por edhe e tmerrshme të dëgjojmë Lumir Abdixhikun duke e cilësuar Donika Gërvallën si “e paedukatë’.
Lumir, përgjegjëse primare dhe absolute për edukimin e një personi është familja. E, nëse i thua Donikës “e paedukatë”, ti e ke fyer heroin e Kosovës e frymëzimin patriotik e shpirtëror të gjeneratave, Jusuf Gërvallën, e ke fyer heroinën e Kosovës, Suzanën, atë që rriti e edukoi tre fëmijët shembullorë të heroit dhe e ke fyer Nanën Ajshe, që jo vetëm që është gjyshja e shtylla e kësaj familjeje, po është institucion i qenies shqiptare.

A je n’vete se çka po fyen, Lumir?!

Edhe diçka, Lumir gojëlëshuari:

Në mbijetesën e shqiptarit të gjysmës së dytë të shekullit 20 dhe në frymëzimin e tij për liri e pavarësi, rolin kryesor dhe burimin e kthesës historike e kanë:

– familja e fortë e shqiptarit,

– ⁠rënia frymëzuese e Jusufit, Bardhoshit e Kadriut,

– ⁠lëvizja historike e Ibrahim Rugovës, dhe

– ⁠flijimi i familjes Jashari.

Në t’gjitha, Donika jonë është e lidhur pashkëputshëm: me lidhje gjaku, me vizion, me aktivitet 35 vjeçar dhe me respektin sublim.

Ku je i lidhur ti me këto shtylla, o Lumir pishpiriku!

Ndryshe, Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në një emsion  kritikuar ashpër kryediplomaten në detyrë, Donika Gërvalla, të cilën e quajti “e paedukatë” dhe me “mungesë të theksuar të inteligjencës./Arbresh.info