Peci: Kërkesa për dënime në bllok ngjan me dënim kolektiv

13:47 | 9 Shkurt 2026
E.H

Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, ka kritikuar ashpër kërkesën e Prokurorisë (ZPS) për dënime në bllok prej nga 45 vjet burgim për ish-udhëheqësit e UÇK-së.

Sipas Pecit, kjo kërkesë “i vjen erë më shumë një përpjekjeje për dënim kolektiv sesa për përgjegjësi individuale”. Ai vlerëson se, në thelb, një qasje e tillë reflekton përgatitje tejet të dobët të rastit gjyqësor nga ana e prokurorisë.

“Një kërkesë e tillë nuk mbështetet në parimin e përgjegjësisë individuale penale, por krijon përshtypjen e një gjykimi të përgjithësuar”, ka theksuar Peci.

Ai gjithashtu ka apeluar që Kosova të intensifikojë përpjekjet për anëtarësim sa më të shpejtë në Këshillin e Evropës, në mënyrë që ky rast, sipas tij, të mund të trajtohet edhe nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

LEXO EDHE:

Prokuroria e Hagës kërkon nga 45 vjet burgim për çlirimtarët

Shpërndaje në rrjete sociale