Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, në seancën e Kuvendit të Kosovës, ka folur për punën dy vjeçare të Qeverisë Kurti në dikasterin që e ai e drejton.
Në fjalën e tij të rastit, Peci tha se nuk ka qenë e lehtë aspak që të përmirësojë situatën kur e mori drejtimin e ministrisë, që sipas tij, nuk ishte e mirë aspak.
“Instaluam meritokraci në ministri, paratë e taksapaguesve tashmë shkojnë tek fermerët e vërtetë edhe real. Për herë të parë programi vjetor i pagesave direkte u realizua në afat rekord brenda vitit, në kohën e krizave rritëm sipërfaqet e mbjella dhe rendimentin. Këndellja e ministrisë nuk ka qenë e lehtë, kur e mora unë ministrinë ishte e zhytur në korrupsion dhe borxhe, mungonte vizioni, strategjia e lidershipi i qartë”, ka thënë Peci.
Conte flet për dëmtimin e Rrahmanit
Zyra e Kryeministrit jep detaje rreth diskutimit mes Kurtit ...
Rreth një orë bisedë, përfundon takimi i Kurtit me Ramën pa ...
Dion Gallapeni tranferohet tek Wisla Plock
Programi shtetëror për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosova
Policia e Kosovës me plan operativ për ditën e Pavarësisë së...