Kryetari i partisë “Guxo”, Faton Peci, është deklaruar pas takimit me presidenten Vjosa Osmani.
Peci deklaroi se ka paqartësi në vendimin e Gjykatës Kushtetuese rreth afatit 30-ditor.
Ai ka përmendur mundësinë që presidentja t’i drejtohet Gjykatës për interpretim të mëtejmë.
Tutje, ai theksoi se Osmani në këtë takim ka shprehur gatishmëri për të kontribuar në zhbllokimin e situatës politike nga pozita që ka, transmeton Klankosova.tv.
“Presidentja shprehi vullnetin dhe qëndrimin dhe gatishmërinë që të kontribojë nga pozicioni që ajo ka për të zhbllokuar gjendjen. Ne duam të besojmë se gjatë ditëve në vijim, para datës 26 korrik, partitë tjera do të kenë mundësinë e reflektimit dhe gjetjes së konsensusit,” deklaroi ai.
“Çështja është që ka paqartësi, se cili do të jetë veprimi dhe nuk është lehtë i parashikueshëm, as se cilat do të jenë sekuencat. Në një rrethanë të tillë ekziston mundësi reale që edhe presidentja t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese se çka ka dashtë momentin që ka vendosur afatin 30-ditësh. Kur dihet se ky afat 30-ditësh veçse ka kaluar –30 ditëshi i moskonstituimit të Kuvendit, nëse marrim shkas datën 15 prill,” deklaroi ai.
Rama për Al Jazeera: Projekti në Zvërnec do të realizohet pa...
Statistikat e arsimit 2025/2026: Më pak nxënës dhe studentë ...
Kurti merr pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës për investime...
Këta janë kandidatët me më së paku vota pas 20% të numrimit ...
Irani dhe Izraeli ndalin sulmet, Trump thotë se marrëveshja ...
Ushtari kosovar nderohet me çmime prestigjioze në ShBA