Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka reaguar pas sulmit fizik ndaj kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri.
Peci tha se dhuna nuk është opsion e as zgjidhje, teksa e dënoi sulmin e sotëm ndaj Muhaxherit.
“Në Kosovën tonë, e cila është shembull i shkëlqyeshëm i një shoqërie demokratike, dhuna nuk duhet të pranohet e as nuk do të tolerohet”.
“Të papranueshme sikurse dhuna fizike, duhet të jetë edhe gjuha e urrejtjes, e cila po tenton të krijon shtrat e një ambient toksik publik”, tha Peci, shkruan Arbresh.info.
Tutje, ai tha se është detyrë e të gjithëve që të kontribuojnë në krijimin e një mjedisi public konstruktiv e të pakontaminuar nga gjuha e mosdurimit, urrejtjes dhe dhunës./Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...