Largimi i fotografisë së Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi nga zyra e Kryetarit të Kuvendit ka ngjallur shumë reagime ditën e sotme.
Më të nisur punën, kryetarja e re e Kuvendit, Vjosa Osmani ka zëvendësuar atë me fotografinë e presidentit historik, Ibrahim Rugova.
Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar duke kërkuar të kthehet urgjentisht fotografia zyrtare e Presidentit.
Ata e quajnë si shkelje të ligjit./arbresh.info/
Reagimi i plotë:
Vjosa Osmani, e zgjedhur natën dhe me votat e Listës Srpska, ka shkelur rëndë ligjin NR.03/L-132 Për Protokollin e Shtetit të Republikës së Kosovës duke hequr fotografinë zyrtare të Presidentit. Zbatimi i ligjit nuk varet nga dëshirat e askujt pavarësisht bindjeve politike dhe këtë gjë ajo duhet ta dijë mirë si eksperte dhe ligjëruese e jurisprudencës. Me veprimin e saj primitiv, kryekuvendarja e zgjedhur në mënyrë të dyshimtë, Vjosa Osmani përfaqëson mentalitetin e vjetër që synon hakmarrjen dhe përçon gjuhën e urrejtjes dhe përcarjes së qytetarëve.
Që në ditën e parë në pozitën e re, ajo po dëshmon se përfaqëson vetëm interesin e saj brenda partisë së vet dhe jo ti shërbej institucionit ku është zgjedhur.Me këtë veprim anti-ligjor ajo gjithashtu fyën rëndë edhe institucionin që drejton, Kuvendin e Kosovës, tempullin e demokracisë dhe ligjvënies në vendin tonë.
Partia Demokratike e Kosovës ka dhënë shembull pas zgjedhjeve të 6 tetorit duke mbetur në opozitë dhe siguruar tranzicionin e pushtetit, por nuk do do të toleroj që të cënohet rendi kushtetues e ligjor dhe asnjë institucion i rëndësishëm i Kosovës.
PDK-ja është poashtu duke shqyrtuar dhe analizuar anën legale të zgjedhjes së saj si kryetare natën e mbrëmshme. PDK bën thirrje që kthimi i fotografisë së Presidentit të ndodhë sa më parë.
Administrata e Kuvendit të Kosovës të reagoj pa vonesë, në të kundërtën, fotografia e Presidentit do të rikthehet në pozitën e vet me çdo kusht, si ruajtje e karakterit kushtetues dhe sovranitetit të vendit.
Moti sot me temperatura të ulëta në Shqipëri
FBI ofron 50 mijë dollarë për informacione për të dyshuarin ...
LVV mban sot tubim në Prishtinë, prezent edhe Kurti
Moti sot i vranët, temperaturat nga -6 deri në 8 gradë
Elijona, banorja e preferuar
LudoLee banori më i ri i Big Brother VIP Kosova