PDK thërret konferencë për media

17:30 | 14 Janar 2022

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) do të mbajë sot në ora 19:00 konferencë për media në selinë qendrore të këtij subjekti.

Kështu kanë bërë të ditur nga kjo parti përmes një komunikate për media.

“PDK mban sonte Konferencë për media, ora 19:00. Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, mban sonte (e premte), Konferencë për media. Vendi: Selia qendrore e PDK-së. Koha: 19:00”, thuhet në komunikatë.

Kryeministri Kurti ka bërë të ditur se do të thërrasë nesër seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit lidhur me mbajtjen e referendumit të Serbisë në Kosovë të dielën./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara