PDK: S’ka angazhim serioz nga Qeveria Kurti për sigurimin e vaksinave

12:20 | 20 Prill 2021

Të hënën pritet të mbahet seanca e radhës në Kuvendin e Kosovës, në të cilën do të diskutohet çështja e sigurimit të vaksinave anti-Covid.

Kështu bëri të ditur, shefi i Grupit Parlamentar i PDK-së, Abelard Tahiri.

Tahiri në një konferencë për media pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, tha se kjo seancë po mbahet pas insistimit të PDK-së, shkruan arbresh.info.

Ai, nuk hezitoi të drejtojë një varg kritikash ndaj Qeverisë Kurti.

” Sot u vendos që të hënën në seancën parlamentare të vendoset pika e PDK- së për sigurimin e vaksinave dhe luftimin e pandemisë. Kjo është një çështje urgjente. Kemi shprehur pakënaqësi që jemi vendet e fundit në botë që s’kemi dritë në fund të tunelit për sigurimin e vaksinave. S’po shohim angazhim serioz nga Qeveria për sigurimin e vaksinave. Jemi shumë keq kemi rritje të numrit të vdekjeve nga pandemia. Për kryeministrin e ministrin Vitia, kjo gjendje po duket e zakonshme. Andaj ftoj qe të hënën të jenë të pranishëm në seancë për të diskutuar për rritjen e kapaciteteve për sigurimin e vaksinave. Zotëri Kurti tash e një kohë është humb dhe s’jep ndonjë lajm për këtë çështje”.

Tutje, Tahiri ka folur edhe për çështjen e dialogut Kosovë-Serbi. Sipas tij Kosova s’duhet të bëjë asnjë kompromis në këtë proces.

Republika e Kosovës është në rrugë të drejt dhe s’duhet të bëjë as një kompromis në raport me dialogun. Nuk besojmë që SHBA do t’i kërkoj Kosovës të bëjë kompromise nëse e cenon integritetin e Kosovës”, u shpreh ai para medieve./arbresh.info/

Lajmet më të lexuara