Partia Demokratike e Kosovës ka shkarkuar sot Bekim Haxhiun, i njohur si Kamishi, nga pozita e nënkryetarit të Degës në Skenderaj.
Vendimin për shkarkimin e Haxhiut e ka marrë Kryesia e Degës së PDK’së në këtë komunë.
Lajmin e ka konfirmuar PDK, nëpërmjet një komunikate për media.
Pos Haxhiut, PDK ka shkarkuar edhe shtatë anëtarë, që të gjithë asamblistë të partisë në Skenderaj.
Anëtarët e Kuvendit të përjashtuar janë: 1. Azem Gashi, 2. Musa Fazliu, 3. Fatbardha Haliti, 4.Ilir Ejupi, 5. Sami Aruqi, 6. Driton Hetemi, 7.Fatlume Kodra.
Vendimi ka ardhur për shkak të mosrespektimit të vendimit unanim të organeve të partisë lidhur nominimin e kandidatit të PDK-së për kryesues të Kuvendit, duke u rreshtuar krah subjekteve opozitare në Kuvend, dhe duke shpërfillur madje edhe ftesat për konsulta nga organet drejtuese të PDK-së, thuhet në njoftimin e dërguar nga PDK’ja.
Ky vendim i Kryesisë është marrë sot, në një mbledhje të mbajtur në pasditen e së martës.
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...
A do të arrijë benzina 2 franga për litër në Zvicër? Ja çfar...
Sot mbahet protestë në pikën kufitare të Jarinjës në territo...
Kurti takohet sot me Sorensenin
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...