Partia Demokratike e Kosovës ka mirëpritur miratimin në Kuvendin e Kosovës të rezolutës për mbrojtjen e së vërtetës historike dhe dinjitetit të viktimave të luftës në Kosovë.
“Kjo rezolutë, e cila mori mbështetjen e të gjitha grupeve parlamentare, dëshmoi se për çështjet që lidhen me sakrificën dhe historinë tonë kombëtare mund dhe duhet të ketë unitet të plotë institucional”, thuhet nga PDK.
PDK vlerëson se ky është një moment i rëndësishëm reflektimi dhe përgjegjësie politike, ku Kuvendi i Kosovës u ngrit mbi dallimet partiake për të mbrojtur të vërtetën historike dhe për të nderuar me dinjitet viktimat e luftës dhe familjet e tyre.
“Miratimi i kësaj rezolute është dëshmi se kur ka vullnet politik, institucionet tona mund të veprojnë të bashkuara në mbrojtje të vlerave themelore të shtetit tonë”, thotë tutje PDK.
Ky subjekt politik thekson se mbrojtja e së vërtetës për luftën çlirimtare dhe respekti për viktimat nuk janë çështje e debatit politik, por obligim i përhershëm institucional dhe moral.
“PDK do të vazhdojë të jetë e angazhuar që vendime të tilla të zbatohen në praktikë dhe që e vërteta historike të mbrohet nga çdo përpjekje për shtrembërim apo relativizim. PDK falënderon të gjithë deputetët që sot votuan këtë rezolutë, duke dëshmuar përgjegjësi dhe respekt për të vërtetën historike dhe dinjitetin e viktimave të luftës”, thuhet tutje në komunikatë.
Kuvendi njofton për seancë të jashtëzakonshme nga ora 17:00
Arlinda Muqa zgjedhet anëtare joprokurore e Këshillit Prokur...
Qeveria merr disa vendime në mbledhjen elektronike
Flick i jep përparësi ëndrrës së Ligës së Kampionëve pavarës...
Kuvendi miraton katër marrëveshje ndërkombëtare
PDK: Rezoluta e miratuar, akt i rëndësishëm për mbrojtjen e ...