Në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin, Partia Demokratike e Kosovës thotë se personat me autizëm janë dhe duhet të trajtohen si pjesë aktive dhe e pandashme e shoqërisë.
PDK me anë të një postimi thotë se është obligim moral e shoqëror i gjithsecilit t’ua garantojmë dhe mbrojmë këtë të drejtë.
“Sot, në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin avokojmë për shërbime cilësore shëndetësore për personat me autizëm, edukim të pacënuar e të rregullt, integrim dhe mundësi për avancim profesional dhe punë. Personat me autizëm janë dhe duhet të trajtohen si pjesë aktive dhe e pandashme e shoqërisë. Është obligim obligim moral e shoqëror i gjithsecilit t’ua garantojmë dhe mbrojmë këtë të drejtë. Secili hap për të ecur së bashku me nevojat dhe kërkesat e personave me autizëm është shumë i rëndësishëm”, thuhet në postimin e PDK-së./Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...