Partia Demokratike e Kosovës, ka përmbyllur fushatën elektorale në komunën e Skenderajt.
Në takimin përmbyllës ka marrë pjesë, kryetari i PDK-së, Kadri Veseli i shoqëruar nga kryetari aktual i kësaj komune, Sami Lushtaku.
Ky i fundit ka falënderuar të gjithë qytetarët e Skenderajt që ia kanë dhënë besimin për të udhëhequr me komunën, përderisa tha se besimin ua kanë shpërblyer me punë, duke ia kthyer dinjitetin kësaj zone.
Tutje ai ka bërë thirrje që të votohet lista e asambleistëve të PDK-së, dhe për kryetar të votohet kandidati i pavarur Bekim Jashari.
Të njëjtën thirrje e ka bërë edhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ndërkohë që ky ka thënë se PDK dhe Drenica janë të lidhura, dhe asnjëherë nuk do të përçahen.
Veseli ka përsëritur edhe një herë premtimin që nga një janari i vitit të ardhshme do të ketë rritje të pagave për të gjithë shërbyesit civil, ndërsa ka thënë se investimet dhe përkrahja për Skenderajn nuk do të mungojë asnjëherë.
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë